Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

Me ftesë zyrtare të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, udhëton sot në vizitë katërditore në Republikën e Kroacisë. Gjatë kësaj vizite, të parën jashtë vendit që nga marrja e detyrës, ministri Mehaj do të pritet me protokollin më të lartë shtetëror nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Mario Banožić. Takimet  tjera me rëndësi do të jenë edhe me shefin e Mbrojtjes  Admiral Robert Hranj, komandantin e Akademisë së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe ato me autoritetet e industrisë së mbrojtjes kroate. Gjithashtu, ministri Mehaj, përveç takimit me ambasadorin e Kosovës në Zagreb,  do të vizitoj dhe takoj edhe student-kadetët tanë që studiojnë në akademinë kroate të mbrojtjes. Bashkëpunimi bilateral  Kosovë – Kroaci, në nivel ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes,  është zyrtarizuar me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2012.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …