Me rastin e 22 vjetorit të rënies në altarin e lirisë të heroit të kombit, Safet Qemajl Rexhepi në luftimet e Kosharës të premten më 7 maj 2021 në orën 10:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Viti mbahen homazhe. Ndërsa po të njëjtën ditë në orën 11:30 zbulohet busti i dëshmorit në oborrin e shkollës në fshatin e lindjes Zhiti. Homazhet dhe pjesëmarrja në ceremoninë e zbulimin e bustit do të mbahen duke i respektuar rregullat dhe masat anti-Covid.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
