U mbajt një konferencë për media e FSK-së për stërvitjen “DEFENDER EUROPE 21”

U mbajt një konferencë për media e FSK-së për stërvitjen “DEFENDER EUROPE 21”

Ministri Mehaj në fjalën e tij  paraqiti  rëndësinë e këtij ushtrimi për FSK-në dhe Kosovën, duke theksuar faktin se  bashkëveprimi i FSK-së në një ushtrim të përmasave të tilla me ushtrinë e SHBA-ve aletit tonë kryesor strategjik dhe vendeve tjera aleate, është një ngjarje shumë e rëndësishëm.

Ndërsa në fjalën e tij komandanti i FSK-së, Rrahman Rama  u përqendrua te objektivat e  ushtrimit, nivelin e përgatitjeve,  gatishmërinë e trupave  për ndërveprim dhe koordinim me ushtritë tjera në teren dhe objektivat që priten të arrihen. “Ky ushtrim ka për qëllim të ndërtojë gatishmërinë operacionale dhe ndërveprueshmërinë mes gjithë aleatëve dhe partnerëve. Përfshirja e FSK-së në këtë ushtrim ka domethënie të madhe, pjesëmarrja e FSK në këtë ushtrim ngritë aftësitë e personelit tonë në kryerjen e detyrave. Pjesëmarrja në këtë ushtrim demonstron aftësinë e vendit për të shërbyer si partner strategjik i sigurisë në regjion dhe më gjerë. FSK do të vazhdon të jetë pjesë e ushtrimeve dhe trajnimeve ndërkombëtare për të ngritur aftësitë e veta operacionale dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerë”, tha komandant Rama. Kosova në këtë ushtrim do të jetë në mesin e 16 vendeve pritëse. FSK është e përfshirë me 330 pjesëtar. Pjesa kryesore e ushtrimit do të realizohet nga data 17 deri 29 maj 2021. Komanda e Lartë (HICON) dhe Audienca Sekondare do të jenë të vendosur në Aeroportin e Gjakovës, kurse Ushtrimi Fushor do të realizohet në Zonën e Trajnimit në “Babaj të Bokës” në komunën e Gjakovës.  Validimin e kapaciteteve të këmbësorisë do t’a bëjë ekipi vlerësues i KDS në bashkëpunim me ekipin ushtarak amerikan të Brigadës të Ndihmës së Forcave të Sigurisë (Security Force Assistance Brigade SFAB).

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …