Arben Gashi

Deputetët e Vetëvendosjes e të Listës Serbe votuan pagesën 11 milionë eurove për shpenzimet e rrymës nga serbët e veriut

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka publikuar një fotografi ku deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje shihen së bashku me atë të Listës Serbe duke votuar për pagesën prej 11 milionë eurove për shpenzimet e rrymës nga serbët e veriut. “Dikur çirreshin dhe mallkonin nga Kuvendi i Republikës dhe studiot televizive, që të mos paguheshin faturat për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në veri. Sot, partia e Albin Kurtit së bashku me Listën Serbe votuan që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat e energjisë së shpenzuar nga serbët në veri! Ku mbeten çirrjet, ku mbeten mallkimet, ku mbet konsistenca?! Foto që flet vet, ka shkruar Gashi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …