Nikos Dendias: Greqia do ta ndihmojë BE-në dhe përpjekjet e saj në rajon përfshirë edhe dialogun Kosovë - Serbi

Nikos Dendias: Greqia do ta ndihmojë BE-në, në përpjekjet e saj në rajon përfshirë edhe dialogun Kosovë – Serbi

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ministri grek ka theksuar se gjatë këtij takimi janë fokusuar pikërisht në dialogun Kosovë-Serbi, dhe se Greqia është e gatshme të ndihmojë Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e saj në rajon. “Në një takim me Përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ne u përqendruam në dialogun e Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si dhe gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar përpjekjet e Bashkimit Evropian në rajon”, ka shkruar ministri grek, Dendias në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Nëntoger Kushtrim Derguti ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e …