leoni

PDK e dërgon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit ër 11 milionë eurot e ndara për rrymën e shpenzuar në veri

PDK e dërgon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për 11 milionë eurot e ndara për rrymën e shpenzuar në veri

Në emër të deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputetja Blerta Deliu – Kodra ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove, për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës. Ajo ka thënë se ky vendim i Kuvendit, i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar buxhetin e Kosovës, duke marrë në mënyrë anti kushtetuese taksat e qytetarëve të Kosovës, për të paguar energjinë e shpenzuar nga qytetarët dhe bizneset në veri të vendit. Deliu – Kodra ka rikujtuar që edhe Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti para 1 viti kishte paguar 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri, ndërsa tani nëpërmjet vendimit në Kuvend Vetëvendosje ndau edhe 11 milionë euro tjera.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …