Abelard Tahiri: Pushteti aktual po shndërrohet në regjim arbitrar, duke devalvuar institucionet publike

Pas ofendimeve nga Mimoza Kusari-Lila, PDK-ja e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi se kjo parti ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pasi siç thotë ai ka pasur ofendime nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. “Së bashku me nënkryetarin e Kuvendit lëshuam mbledhjen e Kryesisë për shkak të ofendimeve që vijnë nga zonja Kusari e cila përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje. Zonja Kusari është e fundit që ka deficite të mëdha morale që deputetëve të opozitës me iu thënë se më shumë ngjasojnë më banda se me deputetë”, u shpreh ai. “Paaftësia e tyre me ecë për zhvillim po i shtynë ata me i ndalë temat e partive opozitare. Ritëm shumë i dobët dhe i ngathët po ndodhë në vendin tonë që tregon paaftësi të ministrit dhe kryeministrit. Bojkoti nuk është praktikë e jona. Kësaj Qeverie mund t’i konvenojë kjo zhurmë e rrëmujë që mos të kujtohet pagesa e energjisë elektrike për qytetarët në veri”, theksoi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …