Azem Vllasi dhe Sllobodan Millosheviq

Sa të etura janë disa portale e jugo mediet për t i postuar gënjeshtrat e titistit të përbetuar, Azem Vllasi

Komunisti i përbetuar i jugosllavizimit të shqiptarëve, luftëtari më i devotshëm dhe më besnik në mbrojtje të ish Jugosllavisë, i cili edhe tani shihet shpesh derisa  orgjizon nëpër Pivnicat e Serbisë duke u dehur dhe  duke kënduar, “oj Llazare… sapo hap gojën dhe lanson ndonjë  gënjeshtër, disa medie e portale turrën për ta afishuar sa më parë.

Duke folur për kohën e tij ai mundohet të tregohet madje edhe patriot dhe të zbulojë se kush e ka vrarë Jusuf Gërvallën,  duke fshehur në radhë të parë angazhimin e tij në këtë drejtim, tregon se  ku gjendet Milosheviqi,  i cili sipas tij ende është gjallë dhe profka të tjera, duke folur  në një emision të pallavraxhinjve. Ai thotë se shërbimi jugosllav i atëhershëm kishte persona të shënjestruar për të vrarë. Për atë listë kishin njohur vetëm 2-3 persona. Shefi kryesor i sigurimit shtetërorë i asaj kohe ishte Stane Dollanc. Thuhet se si ekzekutor për dikë në emigracion ishte Arkani, Azem Vllasi, pasi e di se Arkani moti ka marrë plumbin në ballë dhe nuk rron më.

Përpjekjet e Vllasit për tu rehabilituar dhe për të treguar se sa e mirë ka qenë Jugosllavia për shqiptarët, po ringjallen sidomos tani kur në Qeverinë e Kosovës dhe në shumë  institucione të  vendit janë postuar dhe po na qeverisin sa e sa bij e bija të UBD-asheve, të tipit të Vllasit, i cili mbase edhe konkurron për ndonjë post ambasadori, duke qenë se tani mundohet t i hyjë në hatër Donika Shvarcit e ndonjë tjetre apo tjetri.

Ja si mundohej Vllasi ta zbulonte se kush e kishte pushkatimin e Murat Mujën në vitin 1982, duke anashkaluar vetveten madje duke mos përmendua as edhe postin e tij se letë më zellin për të vrarë, burgosur e asgjësuar nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar.

 

 

Ahmet Qeriqi :Djallëzia dhe hipokrizia e titistit, Azem Vllasi

 

Në një koment për “Koha Ditore” ish kreu komunist i Kosovës, luftëtari i paepur kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, shpikësi i kualifikimit kundërrevolucion, për demonstratat e viti 1981, sulmuesi arrogant dhe zbatuesi pikë për pikë i platformës Jugosllave kundër Universitetit të Kosovës,  të cilin e quante “bastion të nacionalizmit”, besniku i neveritshëm i pansllavizmit, Azem Vllasi duke komentuar gjoja inskenimet serbe kundër shqiptarëve  flet për disa raste,  e në këtë mes shkruan edhe për pushkatimin e Ferat Mujës nga regjimi të cilit i ka shërbyer.

Duke përjashtuar veten nga makineria e krimit titist, Vllasi flet për mënyrën, sesi u inskenua dënimi me vdekje, pushkatim, kundër Ferat Mujës në vitin 1982, i cili kishte vrarë në vetëmbrojtje,  Danilo Milinçiçin.

Ja si e përshkruan këtë rast, Azem Vllasi tanimë gjakftohtë, duke menduar se është harruar tashmë ndikimi që ka ushtruar ai në pushkatimin e tij.

“Rasti tjetër i njohur ishte vrasja e një Milinqiqit në Samadrexhë të Vushtrisë. Rasti ishte sikur çdo kund që mund të ndodhte dhe që tjetërkund ishte shënuar me disa rreshta në gazeta te “kronika e zezë”. Shqiptari me emër Ferat Muja, pensionist në moshë, kishte kaluar këmbë nëpër një arë të Milinqiqve, si më shkurt, duke shkuar në Vushtrri. Nëna e vet, Danica, e nxiti djalin Milinqiqin (emri nuk më kujtohet, për momentin) që t’i dilte Feratit me revole përpara, sepse marre ishte që shqiptari t’ia shkelte arën. Ky doli dhe gjatë një kacafytjeje e rrëzoi Feratin për tokë. Ferati, po ashtu i armatosur, në pozicion me shpinë për toke, nxjerr revolen dhe shkrep një predhë vdekjeprurëse. Nënën, Danicën, emisarë të caktuar, me version të përgatitur të tregimit se kinse Ferati i paska sulmuar në oborr, e zvarritnin nëpër TV-kanalet e Beogradit, me duar të lidhura me fashë kinse kishte luftuar për ta shpëtuar djalin, të cilin vrasësi ia paska vrarë në prehër në oborrin e shtëpisë. Tmerrohej i tërë opinioni jugosllav. A vritet njeri në oborr të vet, bre! Për t’u qetësuar opinioni i krijuar me version të rrejshëm, u bë presion në tri instanca gjyqësore dhe Ferat Muja u dënua me vdekje. Versioni i vërtetë gjendet në shkresat e lëndës gjyqësore. Ishte një rast klasik i mbrojtjes së detyrueshme, eventualisht i tejkalimit të kufijve të mbrojtjes së detyrueshme. Por, e vërteta më nuk i interesonte askujt. Pasi që dihej e vërteta, Nikola Lubiçiq, kishte premtuar se Kryesia e Jugosllavisë me autorizime kushtetuese për falje të dënimeve me vdekje, Feratit do t’ia zëvendësonte këtë dënim me burg të gjatë. Premtimi nuk u mbajt dhe Ferati u ekzekutua. (Viti 1986) (Koha net. 27. 12. 2010.)

Ja si mundohet të përbirohet nëpër vrimën e gjilpërës, Azem Vllasi, titisti i cili mban mbi supe shumë krime të kryera kundër rinisë dhe inteligjencies përparimtare të vitit 1981.

Azem Vllasi na thotë se ky lajm ishte shënuar me disa rreshta në “kronikën  e zezë” të gazetave, duke heshtur faktin se asokohe, në verë të vitit 1982 ishte zhvilluar një fushatë e egër e shpifjeve dhe instruktimeve, në shkallë jugosllave në luftë pa kompromis kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar dhe në ballë të kësaj lufte printe, kush tjetër por Azem Vllasit dhe kompanisë së tij besnike ndaj regjimit jugosllav. Vllasi mundohet ta fsheh pjesën e vet të krimit kundër Ferat Mujës, për të na bindur se ai asokohe ka qenë vetëm një kronist i thjeshtë, që ka lexuar kronikat e zeza. Atij madje nuk i kujtohet as emri i Danilo Milinçiçit, të cilin në vetëmbrojtje, më 12 qershor të vitit 1882 e kishte vrarë Ferat Muja, në fshatin Samadraxhë të Bushtrrisë, pasi ky, me ndihmën e nënës së tij Danica Milinçiç, kishin sulmuar Ferat Mujën, derisa ai po kalonte nëpër një arë të serbit.  Atij nuk i kujtohet as fakti se, ishte pikërisht ajo Danica Milinçiç, e cila 15 vjet, para kësaj ndodhie, me ndihmën e djalit, Danilo kishte vrarë  burrin e saj. Për këtë vrasje ajo kishte fajësuar ‘ballistët” shqiptarë, të cilët, sipas saj nuk u zbuluan asnjëherë, edhe pse historia e vrasjes ka të bëjë me një skandal amoraliteti, ku ishte përfshire një zyrtar i larte i UDB-së.

Vllasi më vonë tregon se ishte bërë presion në tri instanca gjyqësore dhe Ferat Muja ishte dënuar me pushkatim. Edhe në këtë fakt, ai mbetet një regjistrues i thjeshtë, pa bërë fjalë për ndikimin, që ai kishte ushtruar pikërisht ai, në këtë pushkatim, pa përmendur prokurorët dhe gjyqtarët, shqip dreq folës, si  Ismet Emra, Kapllan Baruti e shumë të tjerë. Vllasi pastaj tregon sesi, Nikola Lubiçiq, kishte premtuar se Kryesia e Jugosllavisë me autorizime kushtetuese për falje të dënimeve me vdekje, Feratit do t’ia zëvendësonte këtë dënim me burg të gjatë. Këtu Vllasi nuk jep sqarime se para kujt i kishte bërë këto premtime krimineli, Lubiçiç? Kush kishte qenë i pranishëm, me rastin e atyre premtimeve? Vllasi nuk jep më shumë detaje, por vazhdon të përbirohet nëpër vrimat e zeza të shpirtit të tij skëterrë, duke e margjinalizuar këtë ngjarje, e cila  sipas tij kishte ndodhur diku në vitin 1986, do të thotë, jo në qershor të vitit 1982, në kohën kur ai vetë kishte kërkuar aksion të përqendruar për shkatërrimin e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Ja  se në çfarë mënyre titisti i damkosur mundohet të përvijohet nga e vërteta edhe pse dihet botërisht, data e vrasjes së Danilos dhe e pushkatimit të Ferat Mujës.

Në shkrimin e tij, të botuar në “Koha Ditore” Vllasi bën përpjekje që të lajë mu-në me shu-në, duke rrëfyer sesi serbët gjithnjë kanë instruktuar dhe kanë inskenuar afera e fushata si kjo e Dik Martit, por në asnjë prej këtyre aferave nuk ka marrë pjesë ai vetë, as shqiptarët që i kishin shërbyer me besnikërinë e skllavit padronit jugosllav, prej vitit 1945, kur Fadil Hoxha  kishte urdhëruar pushkatimet masive në Drenicë, kundër brigadës së Shaban Palluzhës. Nuk është në etikën komunisto-titiste të Vllasit  të përmend ndodhitë e vërteta të tragjedive në Kosovë,  meqë ai merret me disa nga inskenimet, por nuk shkruan se sa  mijëra shqiptarëve iu kishte grabitur pasuria dhe ishin dënuar me burg, ishin  vrarë e gjymtuar në aksionin e mbledhjes së tepricave, të ashtuquajturit  “ aksion i vishakut”, 1948-1950, nuk shkruan asnjë fjalë për traktatet ndërshtetërore mes Jugosllavisë e Turqisë për dëbimin, pa të drejtë kthimi, të qindra mijëra shqiptarëve për në Turqi. Vllasi lë anash aksionin e mbledhjes së armëve në dimër të vitit 1955-1956 dhe në mënyrë sistematike, ishin rrahur, ishin gjymtuar e vrarë qindra shqiptarë, për të dorëzuar armët që nuk i kishin.

Në shkrimin e tij lidhur me fabrikimet e serbëve, Vllasi bën përpjekje ta nxjerrë qimen prej tëlyenit dhe mendon se edhe ai po jep një kontribut në këtë drejtim, duke rrëfyer sesi ai ka qenë vetëm regjistrues i ndodhive antishqiptare, por kurrsesi pjesëmarrës dhe ekzekutues.

Kur lexuesi, i ri i Kosovës, i cili nuk ka sa duhet informacione lidhur me  krimet që kanë kryer kundër shqiptarëve liridashës: Azem Vllasi, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Xhevdet Hamza, Rrahman Morina, Jusuf Karakushi, Shaban Kajtazi,  Mehmet Maliqi, e qindra të tjerë, kur ai  lexon broçkulla të tilla të përditshme në “Kohën Ditore” e cila është fabrikuesja e të gjitha të zezave antishqiptare, pale mund edhe të mendojë se ky Azem Vllasi  paska qenë madje edhe  kundërshtar i regjimit jugosllav.

RKL 29. 12. 2010

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …