Fatmir Graiçevci

Fatmir Graiçevci: Sikletosja e kryetares Osmani dhe kryeministrit Kurti nga disonanca konjitive

 Njohësit e komunikimit joverbal shumë herë kanë mundur ta vërejnë sikletosjen  e kryetares, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti të shkaktuar nga disonanca konjitive. Duke i njohur qëndrimet e tyre kur ishin pa pushtet dhe bindjet e tyre të pas pushtetit, lirisht mund të themi se sikletosja e tyre do të vazhdoj edhe në të ardhmen sepse tjera qëndrime e bindje kanë shfaqur para se të ulen në kolltuqet e pushtetit e tjera bindje do të shfaqin nga kolltuqet e buta. Mbase po del se mjeti më i mire për zbutjen e qëndrimeve të forta po janë kolltuqet e buta. E mishërimi i dy qëndrimeve të kundërta, që përjashtojnë njëra tjetrën e megjithëkëtë duhet t’i mbash bashkë, është kogjo e sikletshme. E për këtë më së miri ka folur pionieri i psikologjisë Sociale, Leon Festinger.

   Në librin e tij për këtë çështje “Një teori e disonancës njohëse” psikologu social, Leon Festinger na tregon se sa siklet ndjejnë personat që duhet t’i mbajnë dy qëndrime të kundërta, që përjashtojnë njëra tjetrën. Nga hulumtimet e tij mësohet se disonanca konjitive përveq që shkakton sikletosje te personi që përjeton atë, disonanca konjitive shkakton edhe konfikt mendor kur qëndrimet dhe sjelljet janë të kundërta, intensive dhe vazhdojnë për kohë të gjatë. Për ta shmangur këtë, individi fillon t’i shmang dhe injoroi informacionet e reja që kontestojnë qëndrimet e tij të mëparshme, shmang personat që ua përkujtojnë këto informacione ose të dhëna që tregojnë konflikt ose mospajtim të qëndrimeve e bindjeve të vjetra dhe bindjeve e veprimeve të tanishme, mandej fillon t’i racionalizoj qëndrimet dhe veprimet aktuale të cilat bien ndesh me bindjet ose propagandën e mëparshme, shmanget ose braktis bisedat apo debatet të cilat do të vinin në pah se qëndrimet dhe veprimet e tashme janë në kundërshtim me bindjet dhe qëndrimet e mëparshme. Thënë thjesht dhe mënyrën më të butë të mundshme, sikletosje e vazhdueshme por që kontrollohet e maskohet mjaftë mirë me gjuhën verbale por që gjuha joverbale e manifeston herë pas herë, kur nuk mund të kontrollohet dot.

   Janë të njohura qëndrimet e Vjosa Osmanit kur deklaronte me vendosmëri se ajo do të merret me politikë vetëm dhe vetëm në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se në atë moment që s’do të jetë në LDK, ajo s’do të merret më me politikë. Ama ja që ajo po merret dhe ka zënë kolltukun më të lartë të shtetit! Tani nuk duhet shumë imagjinatë për ta kuptuar se sa siklet ka përjetuar kryetarja Vjosa Osmani derisa ka bërë fushatë për postin e kolltukut të kryetarit të vendit duke mos qenë më anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por jo vetëm kaq. Pozita e saj në postin e kryetares së vendit, e bën të jetë edhe e komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në të cilën ende është e pranishme fryma e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtrisë së cilës kryetarja Vjosa Osmani nuk mund t’ia përmend as emrin e saj! Tani mund ta kuptojmë shumë lehtë se sa në siklet ndodhet kryetarja Osmani kur flet për pavarësinë e vendit tonë, pavarësi e cila nuk do të arrihej kurrë pa luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës së cilës nuk mund t’ia përmend as emrin!!! Është në siklete kryetarja Osmani sepse përballet mes dy qëndrimeve e vlerësimeve të kundërta. Në njërën anë ka dëshirë të na tregoj se sa shumë e vlerëson çlirimin dhe pavarësimin e atdheut tonë por në anën tjetër sikletoset nga fakti se Kosova nuk do të çlirohej kurrë pa luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtri së cilës ajo nuk dëshiron t’ia përmend as emrin!

Frojdi do të thoshte se kemi t’bëjmë me konflikt tërheqje-refuzim në të cilin biejn personat përball embëlsirave! Shija e ëmbël i tërheq për konsumim ama kur i kujtohet se këto produkte shkaktojnë mbipeshë, i refuzojnë. Në këtë pozitë është edhe kryetarja, Vjosa Osmani sepse i pëlqen tej mase të na hiqet se sa shumë e çmon e pavarësinë e vendit ama ndjehet në siklete sepse më meritorja për këtë është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, së cilës assesi nuk ka dëshirë t’ia përmend as emrin!!! Por jo vetëm kaq. Nuk duhet shumë imagjinatë për ta kuptuar se sa siklet ndjenë kryetarja Vjosa Osmani edhe në pozitën e komandantes supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës pararendëse e së cilës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndaj së cilës ajo ka treguar sa e sa herë injorim e nënçmim duke mos ia përmendur as emrin!!!

   Në pozitë më të mirë nuk është as kryeministri, Albin Kurti. Edhe ai njëherë e një kohë, shfaqte admirim për simbolin e rezistencës sonë kombëtare, Bac Adem Demaçin por me të nisur fushatën për pushtet, së bashku me Vjosa Osmanin bënë nderime te varri i Ibrahim Rugovës ndërsa varrin pak metra më tutje të bacë Adem Demaëi e injoroi!!! E shumë vite më parë, kur ishte pa pushtet, Albin Kurti fliste me admirim e respekt për Bacën dhe anagzhimin e tij për rezistencë aktive ndërsa në anën tjetër tregohej shumë kritik ndaj Rugovës dhe politikës së tij pacifiste! Nëse kryeministri ynë, Albin Kurti e ka dashur me mendje e zemër krye veprimtarin e çështjes sonë kombëtare të pas luftës së dytë botërore, Bac Adem Demaçin, mund ta kuptojmë se sa në siklet është ndjerë gjatë përuljes para varrit të ish kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugovës dhe injorimit të atij të Adem Demaçit, I cili ndodhet pak metra tutje! Është e sikletshme të bësh veprime kundër bindjeve të tua.

   Por jo vetëm kaq. Albin Kurti ka edhe sikletosje të tjera. Sidomos në rehabilitimin e atyre që në vazhdimësi kanë bërë akuza nga më të rëndat kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët i ka shpërblyer me poste të larta. Është edhe ky një shembull tjetër që tregon për ndeshjen e dy qëndrimeve të kundërta. Në njërën anë të jesh zëdhënës i përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, bac Adem Demaçit dhe në anën tjetër të shpërblesh me poste ata që akuzojnë këtë ushtri për krime! Por jo vetëm kaq. Albin Kurti ishte në anën e atyre që refuzonin nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujes ndërsa sot shpërblen me post nënshkruesin e kësaj Marrëveshje, Veton Surroin. Nëse nuk kemi t’bëjmë këtu me dissonance konjitive, atëherë mund të themi se kemi një kryeministër hipokrit dhe na mbetet ta gjejmë se cili është i vërteti, kur bënte opozitarin apo tani që po bën pushtetarin!?

   Por jo vetëm kaq! Kryeministri, Albin Kurti, derisa ishte në opozitë ka bërë propaganda për bashkim kombëtar ama kur u fuqizua me petkun e pushtetit, na tha se këtë nuk na e lejon Kushtetuta (!) anipse ajo s’ka ndryshuar as edhe një shkronjë apo presje nga koha kur ai zëshëm e me pasion fliste për bashkim kombëtar. Ama nëse bashkimin nuk na e lejon Kushtetuta, si u bë që ai në ekipin për negociata me Serbinë caktoi njeriun që me mish e shpirt u angazhuar për ruajtjen e Jugosllavisë të cilën veq serbëve, askush nuk e deshi!? Kryeministri, Albin Kurti nuk mund ta mohoj faktin se përderisa Veton Surroi angazhohej me mish e shpirt për ruajtjen e Jugosllavisë, janë afër 100 të rinj shqiptar që u kthyen në arkivole, të vrarë nga ushtria e Jugosllavisë. Por jo vetëm kaq. Jugosllavia për të cilën angazhohej i privilegjuari i kryeministrit Kurti, mbante në burgjet e saj mijëra liridashës të cilët i kishte dënuar me 25 mijë vite burg e në mesin e tyre ishte edhe Bac Adem Demaçi e disa të tjerë që sot janë në partinë e tij por që tani i mban në margjina anipse vite më pare, kur ishte pa pushtet, për ta fliste në superlative. E kryeministri ynë, që e ka passion leximin, besoj se i din me emër e mbiemër cilët janë këta që i ka margjinalizuar sikur që e din se në Jugosllavinë për ruajtjen e së cilës luftoi me përkushtim i privilegjuari i tij, Veton Surroi, ka mbytur shqiptar liridashës, jo me plumb por me tortura deri në frymën e fundit, sikur ishte rasti i bashkëpunëtorit të bac Adem Demaçit, Fazli Graiçevcit.

  Kryeministri Kurti mund edhe t’i urrej e t’i shmang, përbuzë e anashkaloj të gjithë ata që ia kujtojnë faktet të cilat e bëjnë të ndjej sikletosje nga përjetimet e pakëndshme që shkaktojnë veprimet e sotme që janë në kundërshtim me bindjet e tij të djeshme por ja që faktet janë kokëforta dhe s’pyesin kend kanë përpara e as nuk ndryshohen e qullosen dot sikur është soji i njerëzve që për pushtet janë në gjendje të mbështillen, përdridhen e lakohen ngado, si pa kurrizorët!

Por jo vetëm kaq. Kryeministri, Albin Kurti do të ndjej sikletosje sa herë do të ndodhet para flamurit të Kosovës të cilin kur ishte pa pushtet e quante leckë ama tani që është m’veshur me pushtet qëndron gatitu përball tij sikur që qëndron gatitu edhe kur dëgjon himnin e Kosovës për të cilin kur ishte në opozitë e injoronte!

Dhe kur kujton të gjitha këto, nuk ka se si të mos vijnë në mendje pyetje të shumta: Ndryshoi Kurti apo flamuri e hymni i Kosovës, është Kurti që idealin kombëtar e zëvendësoi me surrogatin e Jugosllavisë apo është Surroi që luftën me mish e shpirt për ruajtjen e Jugosllavisë e zëvendësoi me luftën për bashkim kombëtar, është Kurti që ndryshoi apo angazhimi i simbolit tonë të rezistencës kombëtare, krye veprimtarit të çështjes sonë kombëtare të shekullit që lam pas, Bac Adem Demaçi ishte veprimtari pa asnjë vlerë prandaj s’ia vlente të përulej përball tij por ta injoroj muaj më parë, kryeministri, Albin Kurti kur bëri homazhe me kryetaren Vjosa Osmani te varri i Ibrahim Rugovës!?

 p.s

 Disonanca njohëse ( konjitive) është një lloj stresi psikologjik të cilin e përjeton personi kur mban qëndrime, vlera, bindje, ide,.. kontradiktore, ose kur bënë sjellje, veprime kundër besimeve, bindjeve, vlerave apo qëndrimeve të tij. Ky efekt, i cili mund të shkaktojë nivele shumë të larta shqetësimi, sikletosje, u studiua për herë të parë nga psikologu amerikan Leon Festinger (“Një teori e disonancës njohëse”)  në vitet e 50-ta të shekullit që lam pas. Ai është një nga pionierët e parë të Psikologjisë Sociale, e cila u shfaq dhe u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …