Ambasada e Rusisë në Uashington ka reaguar ndaj lajmeve, të cilat pretendojnë se Kosova po armatoset nga Amerika

Ambasada e Rusisë në Uashington ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në disa media ruse të cilat pretendojnë se Kosova po armatoset nga Amerika. Ambasada i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të respektojë Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuar dhe të heqë dorë nga politika e armatimit të Kosovës. “Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmbahen Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara… Të heqin dora nga politika e furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë provokues dëmtojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje për Kosovën dhe rrisin tensionet ndëretnike. Më herët, ishte botuar një shkrim ku përmendej portali i Kremlinit, Sputnik ku citoheshin burimet se gjoja  Amerika kishte dërguar automjete të blinduara për ushtrinë e Kosovës. “Ne do të shohim se si do të vazhdojë kjo, por sigurisht duhet të merret parasysh që një pjesë e stërvitjeve të NATO-s u zhvilluan edhe në Shqipëri. Dhe një nga modalitetet e prapaskenës është pikërisht se stërvitjet ushtarake përdoren për të lënë armë në vende të tilla”, thoshte  analisti dhe ushtaraku serb, Srgjan Perishiq.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …