Me përfundimin e paraqitjes së dëshmitarit të 15-të në Gjykatën Speciale, përfunduan seancat për këtë muaj në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së

Mbrojtja kërkon zgjatjen e afatit për apelimin e vendimit mbi mocionet që sfidojnë juridiksionin e Speciales

Sikurse mbrojtja e Kadri Veselit, edhe mbrojtësit e Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e Hashim Thaçit, përmes një parashtrese të përbashkët kanë kërkuar zgjatjen e afatit kohor për apelimin e vendimit mbi mocionet që sfidojnë juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Mbrojtja ka parashtruar se duke pasur parasysh rëndësinë dhe kompleksitetin e çështjeve të ngritura në vendimin e kundërshtuar dhe risinë e çështjeve të cilat nuk janë adresuar më parë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, koha shtesë do të ndihmonte mbrojtjen dhe prokurorinë për të siguruar parashtresat e nevojshme dhe të hollësishme për këto çështje. Gjithashtu, thuhet se vendimi i kundërshtuar adreson një numër të konsiderueshëm të çështjeve jashtëzakonisht të komplikuara dhe të rëndësishme të cilat do të marrin kohë për të shqyrtuar, analizuar dhe, kur është e përshtatshme, për të ushtruar të drejtën e të akuzuarve për të sfiduar.

Kontrolloni gjithashtu

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Bedri Hamza në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të …