Sot, Haraçinën legjendare e vizitoi ish-sekretari gjeneral i NATO-s, lordi Gjorgj Robertson, në 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Sot, Haraçinën legjendare e vizitoi ish-sekretari gjeneral i NATO-s, lordi Gjorgj Robertson, në 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Ish ministri i mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe ish sekretari gjeneral i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Xhorxh Robertson, nesër me prezencën e tij do të nderojë Haraçinën, për të kujtuar 20 vjetorin e arritjes së marrëveshjes për paqe në vend, transmeton TetovaSot.

Sot, në orën  10.00 Haraçinën legjendare e vizitioi  ish sekretari gjeneral i NATO lordi Gjorgj Robertson për të kujtuar 20 vjetorin e arritjes së marveshjes për paqe në vend dhe fitoren e luftës së shqiptarëve në Haraçinë!” thuhet në faqet e Facebook të Haraçinës. Xhorxh Robertson mori pjesë në shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, nën organizimin e Zëvendëskryeministrit të Parë në RMV, Artan Grubi. Ish sekretari gjeneral i NATO-s deklaroi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte dhe mbetet një lëvizje dhe një vendim inteligjent në historinë më të re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sot këtu në Shkup, kur kujtojmë 13 gushtin e vitit 2001, të gjithë ne duhet të jemi falënderues, por edhe më tepër se aq. Kjo marrëveshje nuk na u dha neve si providencë (ndihmë), është dashur një angazhim i fuqishëm dhe akoma duhet, nuk ishte një mbarim por ishte një fillim, një lëvizje dhe vendim inteligjent në historinë e popullit tuaj. Duhet kushtuar vëmendje sistematike mbi themelet që kanë dalë nga kjo marrëveshje, të përforcohen të njëjtat dhe sistematikisht të rifreskohen nëse suksesi i saj dëshirojmë të jetë permanent”, deklaroi Robertson.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …