Blerand Stavileci: Vendimi i Qeverisë për shtesat e personelit shëndetësorë 60 euro është yerje e madhe për mjekët dhe infermierët

Blerand Stavileci: Vendimi i Qeverisë për shtesat e personelit shëndetësorë 60 euro është fyerje e madhe për mjekët dhe infermierët

Anëtari i ri i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për t’ua ndarë punonjësve shëndetësorë nga 60 euro, si shtesa për tre muaj, është fyerje e madhe për mjekët dhe infermierët – të cilët, siç tha ai, tash e dy vjet, në kushte të vështira, po e kryejnë detyrën me përgjegjësi të lartë për të shpëtuar jetën e qytetarëve në luftë me Covid-19. Ai ka kërkuar që vendimi i Qeverisë të rishikohet menjëherë dhe pagesa shtesë të kthehet në 300 euro, ashtu sikurse ka kërkuar të rritet edhe kohëzgjatja e dhënies së saj. Stavileci ka shkruar se shifrat alarmante të të vdekurve në javën e fundit dhe nunri i qytetarëve të infektuar, numrat gjithnjë në rritje të të infektuarve, vaksinimi kaotik e i ngadalshëm, si dhe mungesa e investimeve nëpër spitale, flasin qartë për paaftësinë e Qeverisë Kurti për ta menaxhuar pandeminë dhe për ta qeverisur vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …