Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, nën ndërmjetësimin e Lajçakut

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, nën ndërmjetësimin e Lajçakut

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të bllokut evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Pas këtij takimi, Besnik Bislimi, kryenegociatori i ekipit kosovar, ka njoftuar se takimi i paralajmëruar për këtë muaj mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nuk do të zhvillohet. Si arsye për mosmbajtjen e këtij takimi të paralajmëruar Bislimi tha të ketë qenë “mos përparimi mjaftueshëm i prekshëm” gjatë takimit të sotëm me delegacionin serb. Gjatë takimit trepalësh, e vetmja temë e diskutuar ka qenë çështja e të pagjeturve. Megjithëkëtë, takimi i sotëm u zhvillua, por pa ndonjë rezultat të prekshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …