KQZ

Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve lokale më që përfaqësuesit të partive politike opozitare janë shprehur kundër çdo shtyrje

Kryetarja e vendit, Vjosa Osmani të hënën takoi krerët e partive politike për t’u konsultuar rreth shtyrjes së zgjedhjeve pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrje të procesit zgjedhor. Shumica e partive politike parlamentare ishin kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, si PDK, LDK, AAK, ndërsa nga Vetëvendosje janë deklaruar pro shtyrjes së zgjedhjeve. Edhe nga partitë nga radhët e komuniteteve ishin të ndara rreth shtyrjes së zgjedhjeve lokale. Pas takimit të presidentes me përfaqësuesit të partive politike, Osmani ka mbajtur një konferencë për media. Ajo ka thënë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë. Megjithatë ajo theksuar se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës. Osmani më tej kishte deklaruar se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare por do ta respekton këtë mendim.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …