Besnik Tahiri kërkon nga Mirosllav Lajçak sqarim të skatë në lidhje me çështjen e hapjes së arkivave të UÇK-së

Besnik Tahiri kërkon nga Mirosllav Lajçak sqarim të skatë në lidhje me çështjen e hapjes së arkivave të UÇK-së

I deleguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri ka bërë të ditur se nga Lajçak ka kërkuar të ketë sqarim të skatë në lidhje me çështjen e hapjes së arkivave të UÇK-së dhe të mos lejohet manipulimi në diskurs publik. “Në takim me Miroslav Lajçak, të deleguarin e BE-së për dialogun, në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, prezantova disa qëndrime. Fillimisht theksova se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian. Dialogu nuk ka alternativë sikurse, që nuk ka kuptim stërzgjatja e procesit pa rezultate të qarta që çojnë drejt njohjes. Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …