Xhelal Sveçla: Aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ka të bëjë me targat e automjeteve

Xhelal Sveçla: Aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ka të bëjë me targat e automjeteve

Forca të shtuara të Njësive Speciale të Kosovës janë drejtuar sot në pikën kufitare Kosovë-Serbi, saktësisht në Jarinje. Pas kësaj, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka dhënë detaje lidhur me situatën e krijuar atje. Sveçla deklaroi se bashkë me Policinë e Kosovës në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllimin e ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, janë duke u kryer veprime në të gjitha pikat kufitare. Sipas tij këto veprime kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë-konkretisht targave të automjeteve. Tutje ministri deklaroi që nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide ‘KS’ dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga MPB janë ato me denominimin ‘RKS’. “Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave”.

Kontrolloni gjithashtu

OVL- Gjakovë: Me 27 prill 2025 bëhet varrimi i Adem Nocaj, babait të Dëshmorit të Kombit “Veli Adem Nocaj

Njoftim Mortor Të nderuara Familje të Dëshmorëve ,Invalid dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së. Të …