Brickos

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj viziton Akademinë Ushtarake Tokësore në Turqi, takon oficerët nga Kosova

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj viziton Akademinë Ushtarake Tokësore në Turqi, takon oficerët nga Kosova

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës në Turqi, ka qëndruar në Akademinë Ushtarake Tokësore të këtij shteti. “Përveç kuadrove të forcave turke, qe disa vite, studiojnë edhe kuadrot e oficerëve dhe nënoficerëve të forcave tona tokësore”, është shpehur ai, duke i quajtur ata si ambasadorët më të mirë të Kosovës. “Për këtë qëllim sot ishim në këtë akademi, ku u prita nga komandanti i saj, gjeneral Gultekin Yarali dhe stafi i tij. Nga afër u njoftova për historikun, misionin, strukturën, kushtet dhe ambientet e studimeve dhe stërvitjeve, si dhe planprogramin mësimor teorik dhe praktik”. “Më pas u takova edhe me kadetë-studentët tanë që vijojnë studimet aktualisht në këtë akademi. Djemtë dhe vajzat tona, edhe në këtë qendër akademike ushtarake, janë ambasadorët tanë, të cilët me sukseset e tyre na bëjnë krenar gjithmonë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …