Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia pritet të jep sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale raporton sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Vitia para deputetëve, duke filluar në orën 10:00 do të raportojë lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19. Shkak i rritjes së numrit të të vdekurve dhe numrit të rasteve pozitive, në fund të gushtit institucionet shtetërore dhe shëndetësore vendosen masat antiCOVID-19 në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e variantit Delta. Masat u vendosen fillimisht për dy javë e më pas ato me pak ndryshime u vazhduan edhe për dy javë të tjera për të qenë në fuqi deri më 26 shtator. Vetëm gjatë ditës së martë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) raportoi për 7 raste të vdekjes dhe 173 raste pozitive me coronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …