Nefail Haziri: Lista serbe në Dragancë anashkalon shqiptarët, i dërgon asfaltin një serbi

Nefail Haziri: Lista serbe në Dragancë anashkalon shqiptarët, i dërgon asfaltin një serbi

Fshati Dragancë, gjendet vetëm 10 kilometra larg Gjilanit dhe është njëri nga fshatrat më të bukur të komunës së Novo Bërdës. Karakteristikë e këtij fshati është natyra e tij pitoreske me Majën e Gelbër me 1006 metra lartësi mbidetare. Me një florë dhe faunë të pasur, me natyrën e bukur e të pakrahasueshme, kanë bërë që  ky fshat të bëhet një vend i preferuar në këto anë. Ky fshat është bërë një destinacion i preferuar i dashamirëve të natyrës. Në kohën e ish-Jugosllavisë, për shkak të lartësisë optimale mbidetare, pozitës së tij natyrore, florës  së pasur dhe specifike, ajrit të pastër dhe të shëndoshë, ishte paraparë që në këtë fshat të ndërtohej një nga spitalet kryesore për të shëruar sëmundjet e mushkërive dhe problemeve te ngjashme. Megjithatë, me ndryshimin e politikave kjo nismë ishte lënë në harresë. Por, përkundër kësaj, sot, ky fshat, ka mbi 50 vila vikendi, e që dita ditës po ndërtohen edhe të tjera, dhe është bërë një vend relaksi e pushimi për adhuruesit e jetës së shëndoshë.Megjithatë, në kohë fushate, Lista serbe në Novo Bërd, ka filluar asfaltimin e një rruge, duke devijuar rrugën kryesore të fshatit vetëm e vetëm që t’ia dërgoj asfaltin në shtëpi një serbi. Në këtë mënyrë kryetari serb i Novo Bërdës, ka injoruar dhe diskriminuar shqiptarët e këtij fshati. Të indinjuar nga ky gjest diskriminues, sot banorët e këtij fshati kanë protestuar, dhe për një kohë janë ndërprerë punimet në këtë rrugë, po që gjatë pasdites punimet kan vazhduar.  Banorët e këtij fshati kërkojnë nga prokuroria që të filloj hetimet në këtë tender diskriminues.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …