Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk largohet nga veriu i vendit pa u hequr barrikadat

Eurodeputetët kërkojnë të tërhiqen forcat speciale të Kosovës dhe barrikadat e serbëve në veri

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të tërhiqen forcat e Policisë së Kosovës, çdo njësi ushtarake si dhe barrikadat e vendosura nga serbët  me mjete të rënda në pikëkalimet kufitare mes dy vendeve, në Jarinjë dhe në Bërnjak. Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme. Po ashtu është kërkuar që të ndalen, retorika nxitëse dhe provokimet. Më tej theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është parakusht për pranimin në BE të të dyja vendeve, dhe është gjithashtu thelbësor për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …