Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë

Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë

Policia e Kosovës ka hapur konkursin për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë nga i gjithë vendi. Në njoftimin e Policisë së Kosovës janë bërë të ditura edhe udhëzimet që kanë të bëjnë me formën e aplikimit. Në kuadër të Policisë së Kosovës janë gjithsej rreth 9 mijë zyrtarë policorë, por që mosha e shumë prej tyre është mjaftë e shtyrë. Kësisoj në kuadër të Policisë së Kosovës pritet të shtohet numri i policëve të rinj. Në udhëzimet për aplikim ndër të tjerash theksohet se në çdo fazë të procesit do të kenë instruksione me shkrim lidhur me procesin e seleksionimit. Në çdo fazë të testimit do të informohen me kohë për rezultatin e arritur.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …