Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për gjendjen e pandemisë në vendin tonë dhe procesin e deri tashëm të vaksinimit. Në njoftimin e ministrisë njoftohet se nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani, janë dhënë 1 milion e 432 mijë e 135 doza të vaksinës anti-COVID-19. Nga këto, 608 mijë e 939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 182. Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 226.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
