Adil Fetahu

Adil Fetahu: A do ta burgos Vuçiqi, ministrin e Mbrojtjes Stefanoviq

Vuçiqi është në shënjestër të “oktapodit” të krimit të organizuar, për ta rrëzuar nga pushteti ose për ta likuiduar,- alarmojnë mediat serbe të afërta me regjimin

Ky është grushtet par exellance, ka thënë Vuçiqi (“Alo”, 26.09.2021)

Kjo është tradhti, ka thënë A.Vullin (“Politika”, 8.X.2021)

 

Në “Shqipëria Jonë” të datës 12 mars të këtij viti, u botua një shkrim imi, i titulluar: “Telashet e Vuçiqit me Velo Telashen”. Shkrimi ishte një analizë e veprimeve të grupit kriminal, të udhëhequr nga një kryekriminel i quajtur Velo Bellivuk, të cilin organet e pushtetit e kishin arrestuar e burgosur në muajin shkurt, bashkë me 19 kriminelë tjerë. Ai grup kriminal ishte i lidhur me strukturat e pushtetit të Serbisë nga radhët e policisë, ushtrisë, gjyqësisë dhe politikës.

Sipas shkrimeve të shumta të mediave serbe, edhe atëherë pista e hetimeve arrinte deri te ministri i policisë, Nebojsha Stefanoviq. Ndërkohë, kryetari i Serbisë A.Vuçiq, bëri një rokadë, ashtu që Stefanoviqin prej ministrit të policisë e emëroi ministër i mbrojtjes, ndërsa ministrin e mbrojtjes A.Vullin, të cilin e ka si megafon dhe më të besueshëm, e emëroi ministër të policisë! As Vullini nuk mund të jetë krejt i larë nga involvidimi në grupin kriminal të Velo Telashes, sepse në kohën kur Vullini ishte ministër i mbrojtjes, grupi kriminal i Velos mbante ushtrime në poligonet e ushtrisë, me armë dhe me fyshekë të ushtrisë.

Për krimet e tyre të tmerrshme kanë folur Vuçiqi, Vullini etj, dhe kanë shkruar mediat e kanë dhënë inserte televizionet e Serbisë. Ndërsa ministri aktual i policisë, A.Vullin, pas një aksioni të konfiskimit të armëve, ka thënë se grupi kriminal ka pasur për qëllim ta likuidojë kryetarin e Serbisë, A.Vuçiqin, duke e treguar në televizion një pushkë, snajper, speciale.

Sidoqoftë, në hetimet e para të atij grpi kriminal, si të dyshuar janë përmendur: ish-ministri i policisë, Nebojsha Stefanoviq; ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dijana Hërkalloviq; sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Novak Nediq; kryetari i Gjykatës së Lartë të Beogradit, Alleksandar Stepanoviq; funksionari i lartë i Beogradit, Damir Handanoviq; kryetari i Lidhjes Futbollistike të Serbisë, Sllavisha Kokez; dhe udhëheqësi klanit kriminal “Kavasi”, Radoje Zvicer (nga Mali Zi).

Derisa Velo Nevola me disa nga grupi i tij kriminal mbahet në paraburgim, kanë vazhduar hetimet dhe gjithnjë e më tepër i janë ofruar ministrit Stefanoviq si njeriu i cili i ka mbrojtur e përkrahur grupin criminal, me qëllim që të rrëzuarjes së Vuçiqit nga pushteti.

Çëshjta e likuidimit të Vuçiqit, ose vetëm e rrëzimit nga pushteti, me dorëheqje,  është bërë temë e nxehtë në mediat serbe edhe këto ditë, duke e përmendur gjithnjë e më shpesh ministrin aktual të mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq. Gazetat dhe televizionet që janë nën kontrollën e Vuçiqi gjithnjë e më zëshëm po e paraqesin Stefanoviqin  si kriminel dhe tradhtar, i cili ka përkrahur mafinë dhe ka planifikuar rrëzuarjen e Vuçiqit nga pushteti, apo vrasjen e tij. Ia përmendin takimet e tij me ambasada të hueja, si dhe një udhëtim në Guantanama, ku gjoja se ka pasur kontakte me njerëz të caktuar për realizimin e planit të tij. Veprimet e Stefanoviqit kundër Vuçiqit e lidhin atë me pronarin e Pltanazit “Jovanjice” në Stara Pazova,   Predrag Kollunxhija. Në pronën e Kollunxhijës  janë gjetur 4 tonë marihuanë e kanabis. Stefanoviqi gjoja i ka thënë Kollunxhisë: nëse do të shpetosh nga dënimi, deklaro se ke qenë i lidhur  me djalin e Vuçiqit (Danillon)  dhe vëllaun Andrea. .Përndryshe, zyrtarë policorë kanë thënë  se me mjetet e fituara nga “Jovanjica”, është financuar fushata e diplomacisë së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga disa shtete.

Mediat shpekullojnë se me qëllim të rrëzimit të Vuçiqit nga pushteti, janë krijuar aferat “Jovanjica”, “përgjimi i telefonave” etj, se në këtë qëllim janë bashkaur strukturat kriminale edhe nga radhët e partisë së tij dhe  zyrtarë të lartë të pushtetit, por edhe një pjesë e opozitës (së Jeremiqit, si) dhe qendrat e forcave nga jashtë.

Vetë Vuçiqi ka pohuar se në mënyrë të pamohueshme është vërtetuar se telefonat e tij dhe të familjarëve të tij janë përgjuar, në mënyrë të kundërligjshme, duke dashur ta akuzojnë vëllain e tij Andrea, pa fije faji, me qëllim për ta komprometuar vet Vuçiqin.

Në proces të hetimeve, në lidhje me aferën “Jovanjice” dhe përgatitjen grushtshtetit për rrëzuerjen e Vuçiqit, Shërbimi i kontrollit të brendshëm, që është nën kontrollin e drejpërdrejt të ministrit të plicisë, A.Vullinit, këto ditë për të tretën herë i kanë ftuar për testim në poligraf (detektor të gënjeshtrave)  katër inspectorë policorë:

  1. Vlladimir Rebiq, drejtor i policisë në MPB të Serbisë,

2.Sllobodan Millenkoviq, kryeshef i sektorit për luftimin e narkomanisë,

  1. Dushan Mitiq, inspector-shef i Operativës, dhe

4.Dijana Hërkalloviq, sekretare shtetërore e MPB

 por tre prej tyre (Dijana Hërkalloviq,  Sllobodan Millenkoviq) dhe Dushan Mitiq kanë refuzuar t’i nënshtrohen testit.

Deklarata të ndryshme lidhur me çështjen

Çështjen e aferës në lidhje me përgjimin, ua lë organeve kompetente, ka thënë Vuçiqi. E di se kur njenin nga kreu i MUP-it (MPB) e kanë pyetur, Ç’ka  ka të re, ai është përgjigjur: “Asgjë, përveç përgjimit të kryetarit”, dhe menjëherë një prej të pranishmëve ka dalë përjashta, ka thënë Vuçiqi.

Në zyrtar i lartë i policisë serbe, që është kryeshef i Shërbimit për metodat e hulumtimit në MPB, Tomisllav Radomanoviq, e ka akuzuar ministrin  Nebojsha Stefanoviq, se ishte organizatori kryesor i lidhjeve paralele në atë ministri.

Ish-avokati i popullit në Serbi, Sasha Jankoviq, i cili ka qenë në garë për kryetar të Serbisë në zgjedhjet e fundit, ka pranuar se “disa ambasada të jashtme dhe të fortit nga Perëndimi, i kanë propozuar këtij që t’i afrohet sa më afër kryetarit Vuçiq, në mënyrë që ta rrëzojë nga brenda në një moment të caktuar dhe të vie në vend të tij; ka qenë e planifikuar që “Vuçiqin ta lëshojë zemra” ka thënë Jankoviqi (“Alo.s/Objektiv,14.09.2021).

Ministri aktual i policisë së Serbisë, A.Vullin, fushatën për përgjimin dhe diskreditimin e Vuçiqit, e ka quajtur “Tradhti! Të jashtmit dhe një pjesë e MPB deshën ta rrëzojnë Vuçiqin” (Politika, 8.X.2021). Vulini e ka informuar Vuçiqin se “disa pjesë të MPB kanë punuar kundër shtetit dhe është e qartë se ka ekzistuar lidhja e udhëheqjes paraprake të MPB me qendrat e forcave të jashtme”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në TV1 (10 tetor 2021), deklaroi se “Është vërtetuar se strukturat e MPB kanë dashur ta rrëzojnë Vuçiqin, duke përgjuar dhe inkriminuar vëllain e tij, Andeja Vuçiq, për aferën “Jovanjica”; kanë dashur ta kompromitojnë e ta detyrojnë kryetarin të jepë dorëheqje. Për këtë kemi prova të pamohueshme. Në këtë kanë qenë të përziera edhe shërbime të jashtme të sigurimit dhe një pjesë e opozitës politike (Mirosllav Alleksiq, Marinika Tepiq, etj.). Gjyqësori duhet ta bëjë pjesën e vet të punës, ndërsa Qeveria do të sigurojë kushtet që ata të jenë plotësisht të lirë ta bëjnë punën e tyre dhe se askush nuk do të kursehet”.

Janë këto fjalë të mëdha të  ministrit të policisë dhe kryetares së Qeverisë, pas të cilave duhet të veprojnë organet e drejtësisë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Përparimtare të Serbisë, partia e Vuçiqit që është në pushtet (më 9 tetor 2021), ku është edhe ministry Stefanoviq, aq i përfolur për grushtet, Vuçiqi thotë se ka biseduar i vetëm me Stafanoviqin, por nuk ka dhënë asnjë hollësi për atë bisedë.

Ku ka tym, ka edhe zjarrë, thotë urtia popullore. I daltë edhe flaka!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …