leoni

Tensionet mes Bashës e Berishës u acaruan pas vendimit për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së

Lulzim Basha: Plani i Berishës synon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan për interesin e tij

Në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur i prerë se për sa kohë të jeta ai kryetar, shpallja non-grata e Berishës nuk do hidhet me votë në asnjë forum të selisë blu. Basha ka deklaruar në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike se nuk do lejojë asnjë akt që do çojë në izolimin e partisë nga SHBA, pasi sipas tij kjo do të përkthehej në vdekje të saj. Kryedemokrati ka vlerësuar kontributin e Sali Berishës po thekson se tashmë ai po përpiqet të lidhë vendimin e qeverisë amerikane me shpalljen e tij non grata, me fatin e Partisë Demokratike. Sipas Bashës, plani i Berishës synon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan për interesin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …