Policisa

Policia zvarrit përgjigjen që i ka drejtuar Gjykata Speciale për kapacitetet që ajo ka për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Kaluan 9 ditë prej kur Gjykata Speciale i ka dërguar një kërkesë drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, por ai ende nuk i ka kthyer përgjigje. Gjykata ka kërkuar nga ai të sqarojë kapacitetet e Policisë së Kosovës për të garantuar në rast se për ndonjërin  nga të akuzuarit, vendoset masë e arrestit shtëpiak, mirëpo Policia ende nuk i ka kthyer përgjigje gjyqtarit Nicolas Giju. Policisë së Kosovës iu kanë dhënë dy javë kohë nga njoftimi i përkthimit në shqip të Urdhrit për t’iu përgjigjur gjyqtarit të procedurës paraprake. Të gjitha dosjet publike janë në dispozicion në faqen e internetit të Gjykatës Speciale. Avokatët e të arrestuarve që ndodhen në burgun e Hagës thonë se Policia është e obliguar të japë sqarime për gjykatësin e Speciales. “Në Ligjin për Gjykatën Speciale parashihet se të gjitha institucionet në Kosovë, përfshirë edhe Policinë, janë të obligueshme t’i përgjigjen Gjykatës Speciale,, thotë avokati,  Skënder Musa.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …