Në kryeqytetin Madrid të Spanjës, u mbajt një marshim në mbështetje të Palestinës

Në kryeqytetin Madrid të Spanjës, u mbajt një marshim në mbështetje të Palestinës

Në kryeqytetin e Spanjës, u mbajt një marshin në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA). Në protestën e zhvilluar me rastin e përvjetorit të Konferencës së Paqes që u mbajt më 30 tetor të vitit 1991 në Madrid, u përsërit kërkesa që Palestina të jetë një shtet i lirë dhe i pavarur. Marshimi i organizuar nga institucioni i shoqërisë civile “Konferenca e Rrugës Alternative Palestineze” përfundoi në sheshin “Sol” në qendër të qytetit.  Protestuesit mbajtën në duar flamuj të Palestinës dhe pankarta me mbishkrimin “Fund pushtimit racist dhe kolonial”, “Rroftë Palestina”, “Bojkot ndaj Izraelit” dhe “Liri për Palestinën”. Në manifestin që u lexua u theksua se “Pushtimi i territoreve të Palestinës nga Izraeli dhe gjenocidi, spastrimi etnik dhe plaçkitja ndaj popullit palestinez vazhdojnë”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …