Rusia e konsideron të paligjshëm ndërtimin e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor

Rusia e konsideron të paligjshëm ndërtimin e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e konsideron të paligjshëm ndërtimin e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor, duke theksuar se veprime të tilla minojnë shanset për krijimin e një shteti të qëndrueshëm, gjeografikisht fqinj palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke folur në një konferencë në Moskë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova paralajmëroi Izraelin se planet e tij për të dyfishuar numrin e qytetarëve izraelitë që jetojnë në Luginën e Jordanit deri në vitin 2026 mund të konsiderohen aneksim “de fakto” i shumicës së territoreve të pushtuara palestineze. “Rusia po ashtu e sheh lëvizjen e tillë si minim të efektivitetit të përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të krijuar kushtet për rifillim të hershëm të dialogut politik palestinezo-izraelit”, tha Zakharova. Ajo u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të përmbahen nga hapat që do të shkaktonin përshkallëzime në rajon dhe do të parandalonin rezultatin e negociatave të drejtpërdrejta palestinezo-izraelite për një sërë çështjesh të statusit përfundimtar. Autoritetet izraelite miratuan së fundmi ndërtimin e 3.144 njësive të tjera banimi në vendbanime të paligjshme hebreje në territorin e Bregut Perëndimor të pushtuar palestinez.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …