Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Prokuroria e Speciales, urdhërohet që deri më 17 dhjetor të dorëzojë dosjen paraprake kundër kreut të UÇK-së

Zyra e Prokurorit së Gjykatës Speciale, është urdhëruar që deri më 17 dhjetor të këtij viti të dorëzojë dosjen paraprake në rastin e pretenduar penal ku krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale. Vendimi i gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou është marrë pasi në konferencën e tetë mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur më 29 tetor, prokuroria kishte deklaruar se pasi kanë shqyrtuar burimet që kanë, ata e konfirmojnë se do të jenë në gjendje të dorëzojnë dosjen paraprake në rastin e Hashim Thaçit e të tjerëve dhe materialet që lidhen me të më 17 dhjetor 2021. Lidhur me këtë deklarim, mbrojtja e të akuzuarve kishte shfaqur pakënaqësitë e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktakuza kundër  Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është konfirmuar më 26 tetor të vitit të  kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti takon Komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po …