INDEP mbanë Tryezën 'Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit’

INDEP mbanë Tryezën ‘Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit’

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka kënaqësinë të ju ftojë në Tryezën ‘Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit’. Tryeza do të mbahet nesër, 04 nëntor 2021, nga ora 10:00 deri 12:00 në Hotel Sirius, Prishtinë. 
Kjo tryezë do të moderohet nga Fatbardha Restelica, Asistente Hulumtuese në INDEP dhe si panelistë do të ketë: Zef Dedaj, Zv.Udhëheqës i Departamentit të Tregtisë në MINT, Sakip Imeri, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Tryeza do të jetë e hapur për publikun si dhe paralelisht do të transmetohet në faqen zyrtare të INDEP.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit ‘PACT – Avokim Politikash dhe Ndërtim Koalicionesh për Mbrojtjen e Konsumatorit’, financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga INDEP.
Gjeni të bashkangjitur edhe agjendën e tryezës këtu.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …