Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 707 testime sa janë bërë në nivel vendi, 14 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 16 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 402. Numri përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 443 të infektuar aktualë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
