Haki Abazi

Visar Ymeri: Haki Abazi është degraduar vazhdimisht nga Vetëvendosja qysh prej aderimit të tij në këtë parti politike

Visar Ymeri nga Instituti “Musine Kokolari”,  ka komentuar reagimin e fundit të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili nuk ka marrë pjesë në seancën e djeshme të Kuvendit. Ai ka thënë se  Haki Abazi është degraduar vazhdimisht nga Vetëvendosja qysh prej aderimit të tij në këtë parti politike. Në mandatin e parë, Abazi kishte një pozitë të rëndësishme në qeveri, derisa në mandatin e dytë mezi arriti të bëhet deputet. Në këtë drejtim mendoj se ka qenë një degradim në pozitë që i është bërë nga kreu i partisë. Mendoj se kjo mund të jetë një prej pakënaqësive që mund ta ketë personale zoti Abazi. Por mund të kenë edhe mospajtime politike që lidhen me energjinë, apo projekte të tjera ai i ka sjellë në Kosovë ka saktësua Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …