Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin, Mujë Krasniqi dhe 42 dëshmorët në 23-vjetorin e rënies së tyre

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Mujë Krasniqin, i cili së bashku me 41 luftëtarë ka rënë heroikisht 23 vjet më parë. Limaj ka thënë se komandant “Kapuçi” dhe të gjithë dëshmorët e kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë. “Sot kujtojmë me pietet të lartë bashkëluftëtarin tim, Mujë Krasniqi, në 23-vjetorin e rënies heroike. Mujë Krasniqi ra heroikisht së bashku me  42 bashkëluftëtarë të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Muja dhe të gjithë dëshmorët e kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë. Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 23 vitesh, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …