Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: Kërkesa e kotë, por jo e pa drejtë e një imami të Kosovës

Islami në Kosovë e përgjithësisht në disa shtete të Ballkanit asnjëherë nuk ka qenë i barabartë me krishterimin lindor apo perëndimor, për më tepër, nga shumica dërrmuese evropiane e ballkanike është trajtuar dhe trajtohet si një e keqe e madhe që ka shkaktuar dhe i shkakton dëme, ndasi e çrregullime kësaj pjese të rajonit të kontinentit të Evropës.

Armiqësia shekullore e krishterimit me Islamin doemos se reflektohet negativisht, sidomos te shqiptarët me fe islame në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje e Hercegovinë,  Serbi e Mal të Zi. Pavarësisht se shqiptarët në pjesën dërrmuese prezantohen në radhë të parë me përkatësinë kombëtare, pavarësisht “dashurisë së tyre” për Evropën e qytetërimin e saj, evropianët e vjetër e të rinj janë, jo vetëm indiferentë ndaj tyre, por në themel po aq armiqësorë sa kanë qenë gjysh-stërgjyshërit e tyre, prej kohës së kryqëzatave e deri tani.

Është iluzion të pretendosh se një ditë Evropa do të bindet në “sinqeritetin tonë” dhe të na pranojë në mesin e vet, si të barabartë me popujt e fetë e tjera.

Në rrjetet sociale ka hapur një polemikë, imami Labinot Maliqi i cili ka bërë një kërkesë publike te kryetarët e komunave që kryeqendrat të ndriçohen edhe për festën e Bajramit, sikurse po bëhet për ato të fund-vitit. Këtë kërkesë imami, Labinot Maliqi, e bëri përmes një reagimi  duke besuar që realizimi i së njëjtës nuk do të dëmtonte laicitetin e shtetit. Meqë ndriçimi i kryeqytetit për festat fetare të fund-vitit nuk po e dëmtuaka laicitetin e shtetit, kërkoj nga kryetarët e komunave që edhe për festat tona, siç janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami – të ndriçohen kryeqendrat tona çdo vit”, shkruan ai. Imami Labinot Maliqi është hoxhë  i popullarizuar për reagimet e tij të shumta, por dhe se iu mbante ligjërata dhe lutje refugjatëve afganë në kampin, Bondstil.

Dekorimi i qyteteve në Kosovë bëhet që para Krishtlindjes katolike, duke filluar nga 23 dhjetori dhe ndriçimi e zbukurimet  qëndrojnë deri pas krishtlindjes  ortodokse serbe, deri më 10 janar, të vitit vijues. Brenda kësaj periudhe kohore festohet edhe Viti i Ri, një festë e trashëguar nga periudha pagane, që nuk ka të bëjë me krishterimin as islamin, por festohet  në shumë shtete të botës në shënim të ndërrimit të moteve. Lidhur me emërtimin festat e fund-vitit ka reaguar edhe Selia në Vatikan, duke i kërkuar BE-së që të emërtohet drejt  Festat e Krishtlindjeve dhe jo festa  fund-vitit.

Kërkesa e imamit,  Labinot maliqi edhe mund të jetë e drejtë, sa i përket ndjenjës më shumë emocionale për barazi fetare edhe në këtë segment, por dihet edhe fakti se dy festat kryesore islame, Bajrami i Madh dhe Bajrami i Vogël (sikur njihen nga islami tradicional shqiptar), i përkasin Vitit islam të Hixhrit, i cili i ka 12 ditë më pak se viti kalendarik evropian me 365 ditë. Kjo bën që dy festat islame për çdo vit të shënohen në data të reja, të cilat shpeshherë akordojnë edhe me festat e tjera kombëtare e fetare. Pavarësisht se kjo nuk përbën një pengesë serioze, kalendarit të festave të shumta në Kosovës do t’u  shtoheshin   edhe gjashtë ditë në vit, me zbukurime të shesheve të qyteteve, në rastin konkret me zbukurime në gjuhën shqipe, arabe por edhe turke, të cilat nuk pranohen në radhë të parë nga shqiptarët kundërshtarë të islamit, të cilët në Kosovë nuk janë pakicë, por një shumicë shumë agresive, shumë urrejtëses e destruktive, e cila po të bëhej ndonjë luftë kundër islamit do të merrnin pjesë në të, edhe nëse atë luftë e ndërmarrin çetnikët serbë. Qarqet anti-islame i gjen kudo sidomos në institucione në mërgatën shqiptare të Evropës veçmas  nga radha e atyre që kanë jetuar apo jetojnë në Francë, Holandë, Zvicër  e në disa vende të tjera.

Kërkesa e Imamit, Labinot  Maliqi,  është vetëm një kërkesë individuale, pasi një kërkesë të tillë serioze, nëse e sheh të arsyeshme,  do të duhej ta ushtronte Bashkësia Islame e Kosovës. Po kështu edhe kleri shiit islam në Kosovë,  do të kërkonte zbukurimin e qyteteve në Festën e Nevruzit e festa të tjera.

Manifestimet heterogjene, fetare, në Kosovë, festat e shumta fetare, njëherë e mirë duhet të rregullohen me ligje të veçanta, që do të buronin nga realiteti ekzistues, pavarësisht se Kosova është shtet laik dhe kjo nuk është diçka e veçantë. E veçanta e jashtëzakonshme e krejt  kësaj është se Kosova me 90 për qind të popullatës shqiptare, është shpallur shtet multietnik, ndërsa pakicat kombëtare, po thuajse në të gjitha segmentet barazohen me shumicën, madje me privilegje të veçanta maksimale,  sikur është pakica serbe. Edhe barazia e feve me shumicë dërrmuese me fetë e tjera që nuk kanë as edhe dyqind besimtarë, është bërë mbi  parimin e multietnicitetit fetar.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …