Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në dy javët e para pas vaksinimit

Ramadani: Është mirë që disa kategori të shoqërisë të vaksinohen edhe me dozën e tretë

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se është mirë që disa kategori të shoqërisë të vaksinohen edhe me dozën e tretë. Ai është cituar të ketë thënë se është vërtetuar që dozat e vaksinës nuk kanë dhënë mbrojte, në këtë kuptim është miratuar doza e tretë. Tani për tani kemi përqindje shumë të vogël të qytetarëve me dozën e tretë, por duhet të bëhet gjithçka që të jetë e mundshme që qytetarët të vrapojnë dhe të marrin edhe dozën e tretë, sidomos grupmoshat e caktuara, ata mbi 65 vjeç, punëtorët shëndetësorë, pacientët me sëmundje kronike. “Mundësia e një përhapje më të shpejtë te Omicronit është e mundshme, pasi këtë e kanë dokumentuar edhe shumë vende. Mbetet që qytetarët t’i përmbahen këshillave që të shkojnë të marrin dozën e tretë dhe veçanërisht grupmoshat që janë të ndjeshme, moshat e shtyra 65 e tutje” ka porositur infektologu, Hamdi Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Kushdo që kërcënon ose fyen UÇK-në do të përballet me drejtësinë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se do …