leoni

Gjykata Speciale

Artan Qerkini: Gjykata Speciale nuk ka pasur asnjë arsye që të mos e lironte më herët, Kadri Veselin

Avokati, Artan Qerkini, konsideron se Gjykata Speciale nuk ka pasur asnjë arsye që të mos e lironte më herët, duke pasur parasysh se Veseli ishte liruar edhe dy herë të tjera për vizitë në Kosovë, dhe nuk kishte bërë asnjë shkelje. “Pjesëmarrja e një personi që ndodhet në paraburgim në ceremoni të varrimit dhe ato ceremonitë tjera pas varrimit, është e karakterit humanitar. Konsideroj se Gjykata është vonuar me apo pa qëllim, sepse nuk ka pasur asnjë arsye që të mos ia mundësojë pjesëmarrjen në vetë ceremoninë e varrimit, aq më parë nëse merret parasysh fakti që zotri Veseli është liruar edhe më parë për shkaqe humanitare dhe atë dy herë. Hera e parë ka qenë kur prindi i tij ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe po ashtu i është lejuar të marrë pjesë në ceremonitë pas varrimit të babait të tij”, tha ai. Avokati tha  se Gjykata Speciale nuk ka pasur asnjë arsye që të mos e lironte më herët, duke pasur parasysh se Veseli ishte liruar edhe dy herë të tjera për vizitë në Kosovë, dhe nuk kishte bërë asnjë shkelje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …