Ka ndërruar jetë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Buliqi nga fshati Çubrel i komunës së Skënderajt

Ka ndërruar jetë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Buliqi nga fshati Çubrel i komunës së Skënderajt

Komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës së UÇK-së,  Sami Lushtaku ka njohur se ka ndërruar jetë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Buliqi, nga fshati Çubrel i komunës së Skënderajt. Ai në një postim të tij ka shkruar: I dhembshëm lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit nga Çubreli i Skenderajt, Adem Buliqi. Ademi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së. Ishte shumë i dashur, i vendosur në parime e mikpritës i madh.

Ngushëllimet më të thella familjes Buliqi, miqve e dashamirëve.

U prehtë në paqe!

 

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Re e KEK-ut proteston pas vdekjes së punëtorit: Kërkohet rritja e sigurisë në punë

Sindikata e Re e KEK-ut ka zhvilluar një aksion simbolik para drejtorisë së Korporatës Energjetike …