Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak: Po negociohet për një marrëveshje, të cilën Anthony Blinken ia kërkoi Albin Kurtit

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë në Serbi, pas vizitës që bënë në Kosovë. Me këtë rast Lajçak  ka bërë të ditur se në Beograd po negociohet për një marrëveshje që Blinken ia kërkoi Albin Kurtit. Ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i pari që përmes një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kërkoi që të rregullohet çështja e rrymës në veri të vendit. Lajçak njoftoi se çështja e rrymës është ngritur edhe me grupin punues kosovar për dialogun, të cilit i prin zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi. E mirëprita mundësinë e sotme për të biseduar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, për çështjet të cilat po diskutohen në dialog, përfshirë energjinë, personat e zhdukur dhe çështjen e targave”, ka shkruar Lajçak, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …