LDK

LDK-ja ka reaguar ndaj suspendimit të zyrtarit policor, Amir Hoxha i cili kishte reaguar ndaj keqpërdorimeve të parasë publike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj ndaj suspendimit të zyrtarit policor, Amir Hoxha i cili kishte reaguar ndaj keqpërdorimeve të parasë publike. Ai kishte shkruar ditë më parë në rrjetet sociale se “përderisa policët nuk janë duke i marr shtesat as për punë jashtë orarit e as për shujta, e që deputetëve u paguhen edhe karburantet për të shkuar në punë”. Pas këtij reagimi polici, Amir Hoxha, njoftohet se është suspenduar për shkak të shfaqjes publike të pakënaqësisë së tij për mos pagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës. E kundër këtij suspendimi ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe qytetar të shumtë nëpër rrjete sociale. Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka deklaruar se tendenca për ta heshtur kritikën, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, përveç se është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare, është cenim i madh i demokracisë dhe krijon precedent të tmerrshëm kundër lirisë së shprehjes. “Qeveria, institucionet shtetërore dhe policia duhet të përdorin të gjitha mjetet që me çdo kusht ta ruajnë këtë liri kushtetuese, e jo t’i përdorin ato si mjet për t’ia mbyllur gojën, kujtdo që e kritikon pushtetin. Në vend se kjo qeveri të kujdeset për sigurimin e kushteve të dinjitetshme për Policinë e Kosovës, ajo po kujdeset që t’i mbajë të nënshtruar nëpërmjet disiplinimit dhe kontrollit të tyre” ka shkruar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …