SBASHK ka reaguar për raportimet se Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar padinë e tyre kundër MASHT-it

Shala: SBASHK pret rritje rrogash me ligjin e ri të pagave

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ,Vjollca Shala ka deklaruar se SBASHK-u pret rritje rrogash me ligjin e ri të pagave. Ajo ka deklaruar për “Kosovapress” se do të kërkojmë që në projektligjin e ri të pagave, punëtorët e arsimit duke filluar nga çerdhet e deri në universitet, të jenë të ranguar me koeficiente diku nga mesi i të gjithë koeficienteve të mundshëm që do të jenë në këtë projektligj të pagave, dhe natyrisht kërkesë e jona është që me ligjin e ri të pagave të ketë edhe ngritje të pagave për të gjithë punëtorët e arsimit, duke filluar nga çerdhet e deri në universitet. “Në rast se ligji i ri i pagave, i cili është duke u punuar, dhe mësimdhënësit nuk kanë ndryshim në pagë, mbesin pagat që kanë qenë, atëherë ne jemi të detyruar të dëgjojmë zërin e anëtarësisë sonë, çka edhe kemi bërë shpërndarjen e formularëve në mënyrë që deklarohen punëtorët e arsimit sa i përket ligjit të pagave dhe atëherë duhet të shkohet edhe me veprime sindikale dhe ato më të ashpra është greva e përgjithshme: ka paralajmëruar nënkryetarja SBASHK-ut, Vjollca Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …