Skender Hyseni

Skënder Hyseni: Asociacioni duhet të bëhet nga ekspertët dhe të mos ndërhyhet në asnjë nivel të qeverisjes në vend

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të bëhet nga ekspertët, dhe të jetë i tillë të mos ndërhyjë në asnjë nivel të qeverisjes në vend. Hyseni ka thënë se e sheh politikën e jashtme si të dështuar, ku fajtorë kryesorë i bën: Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe ministren e Punëve të Jashtme zonjëen Donika Shvarc, pasi ata po pretendojnë që Kosovën po e paraqesin si vend të korruptuar e të krimit. Skënder Hyseni thotë se marrëveshjet që nuk janë zbatuar nuk duhet të jenë pjesë e pakos së përgjithshme të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke folur për përfshirjen e SHBA-së dhe kërkesën për themelimin e Asociacionit, Hyseni e konsideron si këshillë dashamirëse. Ai bën thirrje që kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë të mos quhet si presion.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …