GAP: “Premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës për mandatin e ri qeverisës 2021 – 2025”

Instituti GAP fton gazetaret te marrin pjesë në konferencën për media ku do të prezantohen premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës nga zgjedhjet e fundit lokale për mandatin qeverisës 2021 – 2025. Tash e disa vite, Instituti GAP bën monitorimin e premtimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës duke i publikuar ato në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”. Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë përgjegjës kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Në këtë konferencë për media  e cila mbahet  me 5 shkurt 2022 (e marte) ne oren : 10:00 nw Zyret e Institutit GAP  do të shpalosen më shumë detaje për numrin e premtimeve të dhëna nga kryetarët e zgjedhur si dhe të dhëna se cilat komuna dhe fusha kanë numrin më të madh të premtimeve apo edhe cilët kryetarë nuk kanë zhvilluar fare fushatë elektorale.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …