leoni

Rifat Latifi

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kërkon dorëheqjen e mjekut, Rifat Latifi nga posti i ministrit të Shëndetësisë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, i ka dërguar një letër ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit të cilit i kanë kërkuar të japë dorëheqje nga posti. Pas lajmit të publikuar në media shprehim indinjatën tonë të thellë se Ju si Ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë. Andaj nga ky moment pasi që Ju jeni shpërfillës  ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj”. “Ministër Rifat Latifi, ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh, por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, thuhet në letrën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …