Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Përderisa çmimet po rriten për ditë, Qeveria Kurti po vazhdon të jetë vetëm spektatore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, për të cilat thotë se përballë kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj. Abdixhiku thotë kur çmimet po rriten, Qeveria po vazhdon të jetë vetëm spektatore. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë. Politika publike duhet të jetë e gjallë. Vizionet zhvillimore duhet të jenë të mëdha; të guximshme. Ngurtësimi në retorikë të thatë, herët apo vonë sjellë krizë. Dhe me çmime të inflacionit si këto, Kosova  veçse po hyn  në krizë”,  ka shkuar Lumir Abdixhiku në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …