Sot në Bruksel u mbajt takimi i emisarit të BE-së, Lajçak me dy kryenegociatorët: Besnik Bislimi e Petar Petkoviq

Sot në Bruksel është mbajtur takimi i radhës i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe dy kryenegociatorëve,  nga Kosova Besnik Bislimi dhe nga Serbia, Petar Petkoviq. Emisari Miroslav Lajçaku, përmes një shkrimi ka bërë të ditur se me dy kryenegociatorët ka pasur diskutime intensive për një sërë temash konkrete. Ai ka saktësuar se në diskutimet intensive janë hapur dhe janë trajtuar  disa tema  konkrete.  Lajçaku gjatë ditës ka takuar ndaras dy kryenegociatorët, ndërsa në orët e pasdites ka zhvilluar  edhe një takim  përbashkët me kryenegociatorët.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj godet ashpër Glauk Konjufcën për paraqitjen në OKB: Kosova e poshtëruar, marre!

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së Glauk Konjufcës në Këshillin e Sigurimit të …