Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar sot në mëngjes ministrin rus të Mbrojtjes, që të sigurojë paqe në rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat Kremlini zyrtar i ka shpallur shtete të pavarura. Ndërkohë raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në ato rajone. Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, një konvoj ushtarak – pra me autobusë dhe tanke ka depërtuar në zonë. Ndërkohë është bërë e ditur se aktualisht gjenden 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, të cilët prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Më 1 prill të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti
Më 1 prill të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
