Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, le hapur mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, le hapur mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, u shpreh lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pas suspendimit të Rusisë nga kjo organizatë. Ai tha se për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nevojitet të ketë një shumicë prej dy të tretash që do të votonin pro Kosovës.  “Gjermania e ka njohur Kosovën. Është e vetëkuptueshme që ne jemi në favor që shteti që ne njohim të përfaqësohet në organizatat ndërkombëtare”, tha Sarrazin, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung. Duke folur për vendimin e Serbisë për të mos mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë, Sarrazin tha se  kjo është një kohë e keqe për pavendosmëri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …