Zelensky

Zelenskji: Kemi vrarë 20 mijë ushtarë rusë, ata na kanë vrarë 2.500, dy ushtarë ukrainas vrasin 20 ushtarë rusë

Kryetari i Ukrainës, Volodimir  Zelenskiy ka deklaruar se në luftën e nisur nga Rusia kundër vendit të tij, 2.500 deri në 3 mijë ushtarë ukrainas kanë vdekur, rreth 10 mijë të tjerë janë plagosur dhe është e vështirë të thuhet se sa prej të plagosurve do të mbijetojnë. Ai po ashtu vuri në dukje se 19.000-20.000 ushtarë rusë janë vrarë nga ushtarët ukrainas  në luftë,  por Kremlini zyrtarisht  deklaroi se numri i ushtarëve rusë të vrarë është 1  mijë e 351. Në llogarinë që ka bërë Zelenski del se nëse lufta vazhdon edhe një vit, ushtria ruse do të shfaroset në tërësi. Sipas kësaj statistike del se dy ushtarë ukrainas  vrasin 20 ushtarë rusë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës

Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë Zahir Pajazitin, Hakif …