Dhjetëra mijëra vetë protestuan kundër Asociacionit dhe Demarkacionit

AAK-ja dhe Nisma paralajmërojnë vazhdimin e kundërshtimit qytetar

AAK-ja dhe Nisma pas protestës së mbajtur në Prishtinë, kanë paralajmëruar vazhdimin e kundërshtimit ndaj Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Qeveria e  Isa Mustafa nuk e ka ndërmend të ndryshojë pozicion dhe t’u përgjigjet kërkesave të opozitës, sidomos me protesta paqësore, edhe pse protestës së mbajtur nga AAK dhe Nisma iu përgjigjën mijëra qytetarë. Prej aty u tha se Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin dhe se rrugëdalja nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme. Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka deklaruar për mediet  se protestat e opozitës  do të vazhdojnë derisa Qeveria të detyrohet të marrë para sysh kërkesat e drejta.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohen dy të dyshuar për masakrën e 23 civilëve shqiptarë në Zubin Potok – akuzohen për plaçkitje dhe ekzekutim gjatë luftës

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile shqiptare …