Nisma Evropiane për Stabilitet fton ministrat e të punëve të jashtme të vendeve të Këshillit të Evropës, ta pranojnë Kosovën në Asamble

Nisma Evropiane për Stabilitet fton ministrat e të punëve të jashtme të vendeve të Këshillit të Evropës, ta pranojnë Kosovën në Asamble

Nisma Evropiane për Stabilitet u ka bërë thirrje  ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës,  që ta pranojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, dhe ta dërgojnë në Asamblenë Parlamentare. Në një  deklaratë të titulluar: “Sërish 47? Rusia jashtë, Kosova brenda”, drejtuesit e ESI, Gerald Knaus dhe Kristof Bender, kanë kërkuar që vendimi të merret në takimin e Torinos,  në Itali, më 20 maj. Në të njëjtën deklaratë është rikujtuar se për dërgimin e Kosovës në Asamble mjaftojnë dy të tretat e votave, që i bie 31 nga 46 vende anëtare të KE. Kjo derisa 34 prej tyre e kanë njohur Kosovën. Si e tillë përmendet edhe Italia që tani është kryesuese e Komitetit të Ministrave. Ndryshe nga Rusia, Kosova ka shënuar bartje paqësore të pushtetit nëpër zgjedhje të lira dhe fer. Ndryshe nga Rusia, Kosova e pavarur nuk ka pasur asnjëherë të burgosur politikë. Ndryshe nga Rusia, Kosova asnjëherë nuk ka nxitur luftëra”, është thënë në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …